Report TV - Lezhë, treni 'merr përpara' automjetin, shpëton mrekullisht familja
  • 5 years ago
Një familje ka shpëtuar për mrekulli mesditën e sotme, teksa automjeti në të cilin po udhëtonin është përplasur nga treni.

Ngjarja është regjistruar në Lezhë, në fshatin Pllane. Fatmirësisht, nga përplasja nuk ka pasur të lënduar në njerëz. Siç raporton nga terreni, gazetari Julian Hila, drejtuesi i automjetit nuk ka parë trenin që po vinte dhe ka kaluar mbi hekurudhë.

Përplasja nuk ka qenë shumë e fortë, si pasojë ka pasur vetëm dëme materiale.
Recommended