Report TV - Shkëmbinjtë bien nga mali, shpëton mrekullisht familja në Vlorë
  • 5 years ago
Jeta e një familjeje u vu në rrezik. Shkëmbinj masiv ranë në banesën e tyre, duke çarë murin e shtëpisë, por fatmirësisht nuk janë shënuar të lënduar. Ngjarja e rëndë që mund të merrte përmasa tragjike ndodhi në qytetin e Vlorës, në lagjen e "Kalasë". Në zonën e Ujit të Ftohtë, shkëmbinjtë e rënë nga mali i Shashicës kanë dëmtuar një banesë,

"Ndihemi të rrezikuar pasi mund të na zënë shkëmbinjtë poshtë", thonë banorët.

Shkaktarë për këtë situatë ata bëjnë punimet për bypassin Fier-Vlorë dhe pakujdesia e punonjësve të cilët hapin rrugën me fadromë.

"Firma që po punon me bye passin jo serioze , duhet të theyjë shkëmbinjtë pastaj t'i ngarkojë jo të spostojë gurët e mëdhenj", thonë banorët.

Në fotot që siguron SHqiptarja.com, shihet se shkëmbi ka çarë murin e shtëpisë ku siç shihet ka shkuar tek tek divani që ndodhet ngjitur me murin. Ka qenë një mrekulli, që nuk pati persona të lënduar.

Ata i bëjnë apel shtetit që të merren masa për këtë situatë pasi shkëputja e herë pas hershme shkëmbinjve mund të rezultojë fatale për jetët e tyre.
Recommended