Tempora - Manjani: U kthyem në '90 me Kuvend monist, nuk mbështes marrëveshje pazaresh

  • 5 years ago
#rtvora #tempora

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/4FPDUs0opMA

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, thotë se pushteti legjislativ ndodhet në të njëjtën situatë si në vitin 1990.

I ftuar në emisionin "Tempora" në RTV Ora, Manjani tha se Kuvendi ka mbetur me një parti dhe praktikisht është një parlament monist.

Zgjidhjen ai e kërkon te Kushtetuta, teksa thotë se nuk do të mbështesë asnjë marrëveshje pazarësh mes palëve politike.

Ylli Manjani: E ka Kushtetuta. Nuk jam përkrahës i proceseve false politike në emër të dialgut për dialog apo që përfundojë në marrëveshje pazaresh.Nëse do të ketë do ta dënoj që tani dhe nuk kam për ta përkrahur asnjëherë. Ashtu siç nuk jam që situata të degradohet dhe të shkojë deri në përplasje civile.Të dyja janë ekstreme. Nëse do të sulmosh pafundësisht me polici, gazlotsjellës dhe njerëzit do të reagojnë, do të vijë një moment që do të mbushet kupa. Nuk jam përkrahës i dialogjeve pa dialog. Ne jemi praktikisht në vitin 1990 kur u lejua pluralizimi politik nga Ramiz Alia me një gjysmë neni në Kushtetutën e '75 që lejohej krijimi i organizatave politike.Zyrtarisht kishim një parlament të Partisë së Punës dhe filloi të krijojhej dhe pak demokraci, partia e parë që ishte PR, pastaj ajo republikane, agrare.Por kemi ndenjur një vit e ca me këtë ligj derisa u bë një dekret për partitë politike. Sot kemi të njëjtën situatë, një parlament me një parti të vetme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/manjani-u-kthyem-ne-90-me-kuvend-monist-nuk-mbeshtes-marreveshje-pazaresh

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended