RTV Ora - Sot te Bregu i Lumit, policia hodhi gaz lotsjellës ndaj ndaj banorëve

  • 5 years ago
#rtvora
Aksioni i policisë për zgjatimin e Bulevardit të Ri ka përfunduar me shembjen e 7 ndërtesave. Në nisje të operacionit, forcat e rendit kanë shoqëruar banorët që goditën mbi policinë një ditë më parë. Situata është monitoruar dhe nga deputetët e opozitës, të cilët e kanë cilësuar të paprecedentë dhe shkelje të të drejtave.

Punimet për Bulevardin e Ri në Tiranë kanë vijuar me shembjen e objekteve që preken nga projekti. Herët në mëngjes fadromat dhe efektivë policie mbërritën në zonë për të vijuar aksionin e lënë në mes një ditë më parë. Shumë prej banorëve që rezistuan një ditë më parë u shoqëruan në komisariat. Katër të tjerë morën mjekim në spital pas përplasjeve me efektivët.

Zona u rrethua krejtësisht, duke mos lejuar askënd të afrohet në rrezen e ndërhyrjes.

Për të monitoruar situatën mbërritën edhe përfaqësues të Avokatit të Popullit.

Ndërhyrja me ndalimin e banorëve që rezistuan një ditë më parë ka sjellë në zonë dhe ish-deputetët e opozitës. Jorida Tabaku e cilësoi këtë situatë të paprecendentë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/protesta-te-bregu-i-lumit-policia-shoqeron-disa-persona

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended