Ballkani me rendesi strategjike per Europen

  • 5 years ago
Për Gjermaninë, Ballkani perëndimor është me rëndësi strategjike për sigurinë e Europës.  Sekretari i Shtetit për Europën në Ministrinë e Jashtme gjermane Michael Roth thotë në një intervistë për Deutsche Wellen se vëmendja ndaj rajonit nuk duhet të ulet.

?Kam përshtypjen, si edhe më parë, se interesi strategjik i BE dhe shumë vendeve anëtare për Ballkanin Perëndimor ka rënë. Kjo është problematike dhe më shqetëson, sepse ne si BE mund të jetojmë të sigurt dhe në stabilitet, vetëm nëse mund të bëjmë më shumë për stabilitetin dhe pajtimin rajonal në Ballkanin Perëndimor?.

Sipas Roth demokracia, shteti ligjor dhe respekti ndaj pakicave kanë rëndësi parësore për vendet e Bashkimit Europian.

?Rëndësi ka që të rrisim prezencën e BE-së, që të bëhet e qartë, se ne nuk i harrojmë njerëzit në Ballkanin Perëndimor, edhe sepse procesi i transformimit, rruga në BE është kaq e mundimshme, me kaq vështirësi për njerëzit atje. Këtë ne po e përjetojmë tani tek të rinjtë, që duan të largohen nga vendi e që vijnë në Gjermani, sepse nuk shohin më perspektivë në vendin e tyre?.

Roth ishte pjesë e delegacionit që shoqëroi presidentin gjerman, Frank-Walter Steinmeier, në vizitën e tij nga 4-5 Prill në Bullgari, ku u diskutua rritja e bashkëpunimit mes Berlinit dhe Sofjes.

Recommended