Problemet me rrugët, ARRSH njoftim me rëndësi për shoferët - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Autoritetit Rrugor Shqiptar ka deklaruar se deri në këto momente gjendja e e akseve rrugore në vend është e kalueshme ndonëse në disa vende është rënduar.Në një njoftim në ?Facebook?, ARRSH ka bërë me dije se gjendja në gjithë segmentet rrugore nga Qafë Mali deri ne Qafë Muzinë është e rënduar për shkak te temperaturave te ulëta dhe reshjeve intensive te bores.Sipas ARRSH gjendja e rrjetit rrugor dhe kushtet e qarkullimit të automjeteve paraqiten si më poshtë:Në Rajoni Verior Shkodër: Gjate natës e deri më tani ka pasur reshje dëbore me intensitet. Kontraktoret kane bere pastrimin dhe trajtimin me kripe te gjithe segmenteve rrugore. Qarkullimi kryhet pa zinxhir ne akset Kukes - Bushtrice dhe Kukes - Ura e Zapodit, Qafe Lac - Koman, Koplik - Boge, Dedaj - Razem.Ne segmentin Skuraj - Burrel - Klos - Bulqize - Peshkopi aktualisht levizja e mjeteve kryhet pa zinxhire por rekomandojme perdorimin e zinxhireve dhe gomave te bores pasi rreshjet po intensifikohen.Ne rruge Ura e Cerenecit - Stebleve, po punohet me borepastruese dhe fadroma per pastrimin e rruges dhe qarkullimi kryhet me zinxhire vetem ne pjesen fundore.Ndërsa ne segmentet Qafe Mali - Fierze, Qafe Qele - Puke - Fushe Arrez - Kukes, Shkoder - Hani I Hotit dhe Ura e topojanit - Dogana Bllate qarkullimi kryeht me zinxhirë. Firmat e mirembajtjes po punojne intesivisht me borepastruese e trajtim me kripe per pastrimin total ne ketyre segmenteve.Ne Rajonin Qendror Tirane: Gjate nates dhe tani , ka rreshje shiu dhe bore. Ne akset e Dajtit po punohet nga kontraktori per pastrim dhe trajtim me kripe. Segmenti Qafë Priske - Qafë Mollë - Shengjergj, Trau Dajt - Teleferik qarkullohet me zinxhire. Rreshje te dobeta ka patur ne Gjinar dhe Stebleve. Po punohet intensivisht per pastrimin e akseve. Deri tani nuk ka probleme. Ne Librazhd - Qafe Thane, ka patur rreshje me intensitet. Qarkullimi rekomandohet me zinxhire.Ne Rajonin Jugor Gjirokaster: Ne Qarqet Korce dhe Gjirokaster ka reshje me intensitet te larte. Ne akset e Korces trashesia e bores shkon rreth 20 cm. Ne akset e Dardhes, Voskopojes, Korce - Qafe Qarri - Erseke, Liqenas - Dogana Gorice, qarkullohen me zinxhire. Aksi Kryesor Qafe Thane - Pogradec - Korce - Kapshtice, qarkullohet me zinxhire.Edhe segmentet Tepele - Dorez - Qafe Dushk dhe Sevaster - Kalivac, Permet - Carshove, Ura e Leklit - Kelcyre , Jorgucat - Muzine - Syri i Kalter, Gjirokaster-Tepelene dhe Gjirokaster Kakavije, qarkullohet vetem me zinxhire. Rruga Dukat - Llogara - Sarande eshte e hapur dhe qarkullohet pa zinxhire.ARRSH rekomandon gjithashtu përdoruesit e rrugës të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. Të vendosin zinxhir në akset që përmendëm më sipër, të respektojnë udhëzimet e Policisë së Qarkullimit Rrugor, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit.

Recommended