Report TV -Nis shtrimi i rrugës së Torovicës, Rama lule 'politike' banorit
  • 5 years ago
Pas 25 vitesh ka nisur të shtrohet rruga e Torovicës. kryeministri Edi Rama inspektoi punimet nga afër, ku në prani të banorëve tha se rruga do të jetë e përfunduar për krishtlindje. Kreu i qeverisë u prit me një buqetë me lule nga banorët e zonës, por zgjodhi t'ia japë një zotërie të pranishëm.

"Jepja atij jepja", tha kryeministri duke sqaruar edhe arsyen. Rama: E di pse ta dhashë ty se është bardh e kuq, ti ke votuar për LSI-në.

Banori: Për LSI-në nuk kam votuar asnjëherë në mënyrë absolute. Për PD kam votuar, për LSI-në jo.

Rama: Ke votuar për PD-në ëëë? Epo lule blu nuk kam unë.
Recommended