Kryemadhi: Dashuria mbaroi, Rama në panik, fidanë të rinj në bahçen e PS-së...

  • 5 years ago
Kryeministri Rama e ironizon thuajse në cdo takim kryetaren e LSI-së, por Monika Kryemadhi sonte zbuloi sipas saj se përse e bën një gjë të tillë. Kryemadhi tha se koha e dashurisë me Ramën mbaroi dhe se tani ka filluar koha e drejtësisë. "Rama më sulmon sepse ai nuk ka respekt për gratë. Nuk është më cështje batutash, ai e di që është fundi. Kush e njeh Ramën e di që është shumë keq, nervoz, në panik dhe makth. Të tëra këto i krijojnë oshilacione mendore dhe mbledh administratën atje.

Është plakur, vjetruar sepse fidan të rinj po lulëzojnë në jetën politike, në bahçen e PS-së, Lali Eri, Bushati, Gjiknuri, që po e konkurrojnë. Unë nuk kam qenë dhe nuk jam e varfër, kam një familje të mrekullueshme. Kam një bashkëshort shumë të mirë që i njeh fëmijët e tij dhe i ngjajnë, kam edhe një familje që i duam prindërit tanë, edhe ata që nuk janë gjallë edhe ata që janë. Një njeri që nuk ka respekt për familjen e vet nuk pres dhe nuk duam të më respektojë mua. Koha e dashurisë mbaroi, tani ka filluar koha e drejtësisë" tha ajo.