Monika Kryemadhi: Edi Rama nuk ka arritur të ndërtojë dot as një familje... politike
  • 5 years ago
Gjatë protestës së opozitës tek Parlamenti, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është shprehur se Edi Rama ka dështuar për çdo gjë dhe nuk ka arritur as të ndërtojë një familje.

"Nuk ka asnjë polici të dhunuar nga protestuesit sot. Edi Rama ka dështuar për çdo gjë në jetë. Rama nuk ka arritur të ndërtojë një familje, e kam fjalën për familjen e tij politike. Nuk them sa herë është martuar Edi Rama. Kur mori PS e shpërbëu dhe e ktheu në një qeveri sharlatanësh, me pjesëtarë që nuk kanë asnjë diplomë. Edi Rama ka dështuar në marrëdhniet me qytetarët e tij. Ne dogjëm mandatet për të treguar kush ka dështuar në të vërtetë. Oligarkët në parlament nuk përfaqësojnë askënd. Ne kemi ardhur si qytetarë sot. Për herë të parë vendi shikon protestë kaq të madhe në 30 vite tranzicion në Shqipërinë më të rrudhur në 30 vitet tranzicion", u shpreh Kryemadhi.
Recommended