Report TV -Pas 2 dekadash rikonstruktohet rruga 'Ramize Gjebrea' në Vlorë
  • 5 years ago
E njohur si një ndër segmentet rrugore më problematike, rruga ?Ramize Gjebrea? në Vlorë pas më shumë se 2 dekadave ka marrë rrugën e zgjidhjes.

Brenda disa ditësh pritet të përfundojë asfaltimi total i këtij segmenti rrugor. Kryetari i bashkisë së qytetit bregdetar, Dritan Leli ka inspektuar punimet nga ku është shprehur se pas asfaltimit rruga do të pajiset me të gjithë elementet e sigurisë rrugore, ndërsa do t?i japë zgjidhje përfundimtare shqetësimit të vazhdueshëm të komunitetit të zonës.

Investimi në këtë rrugë konsiderohet një prej veprave infrastrukturore më madhore në qytetit e Vlorës, e cila është njëkohësisht një nga rrugët kryesore të unazës së madhe të qytetit.
Recommended