PD: Raporti KLSH konfirmon korrupsionin ne vend
  • 5 years ago
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2018 sipas Partisë Demokratike konfirmon nivelin e lartë të korrupsionit në vend. Në një dalje për mediat ish-deputetja, Jorida Tabaku tha se abuzimet më të mëdha me taksat e shqiptarëve janë bërë përmes tenderave, koncensioneve dhe partneriteti publik privat.

Jorida Tabaku ish-deputete e PD-së : Kontrolli i Lartë i Shtetit fakton se vitin e kaluar qeveria ka keqpërdorur me qëllim 1.7 miliardë Euro. Nga kjo shumë, 923 milionë Euro është dëmi ekonomik nga të ardhurat e pambledhura, që lidhet direkt me korrupsionin endemik, ndërkohë që janë keqshpenzuar në tendera dhe jo vetëm, 587 milionë Euro nga taksat e shqiptarëve.

Sipas Tabakut kambanën e alarmit për nivelin e lartë të korrupsionit në vend e dha më herët edhe raporti i OKB-së dhe ai i Deparatamentit Amerikan të Shtetit.

Tv Klan
Recommended