RTV Ora - Ndjekjet penale, SHBA: Presim më shumë nga prokuroria

  • 5 years ago
#rtvora
Reforma në drejtësi do të vazhdojë dhe nuk do të ndalet. Ky është mesazhi që ka dhënë zëvendës ambasadorja e SHBA në prezantimin e projektit ?Menaxhimin e çeshtjes" në ministrinë e Brendshme.

Leyla Moses Ones: " Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të sjellë së shpejti prokurorët e SPAK, dhe më pas Byronë Kombëtare të hetimit . Prokurorë të Departamentit Amerikan të Drejtësisë po këshillojnë prokurorët shqiptarë të cilët tashmë po sjellin ndjekje penale të dukshme dhe ne presim më shumë.

E Ngarkuara me punën nënvizoi se SHBA do të vazhdojë të mbështesë të gjitha institucionet e reja shqiptare, si këshillat dhe SPAK si dhe institucionet ekzistuese që janë të dedikuara për të luftuar krimin dhe korrupsionin.

"Reforma në drejtësi po ecën përpara dhe nuk do të ndalet' theksoi ajo.

Nga ana e tij ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka theksuar se me sistemin e ri nuk do të lejohen me alibite mes institucioneve për të gjetur se kush e ka fajin.

"Sistemi tashmë e mundëson këtë dhe gjithashtu sistemi mundëson faktin që të jenë shumë të vështira alibitë institucionale, sepse ndonjëherë institucionet duke qenë që punojnë më vetë, ndonjëherë tentojnë edhe të tregojnë njëra- tjetrën me gisht, kur është dështimi është i yti apo i imi, në fakt sistemi tashmë e vështirëson këtë, për të mos thënë e pamundëson krijimin e çfarëdolloj alibie institucionale dhe çfarëdo postimi të përgjegjësisë tek tjetri, për arsye se çështjet do të menaxhohen si të integruara dhe për këtë jam optimist, që në hapat e mëtejshëm midis Policisë dhe Prokurorisë do të ndërtohen protokolle shumë të qarta për menaxhimin e përbashkët të këtij sistemi, në mënyrë që dhe produktet që rezultojnë prej tij të jenë të përbashkëta, për të arritur atë objektiv të përgjithshëm që qytetarët e këtij vendi presin prej nesh: më shumë rend, më shumë qetësi, më shumë siguri, më shumë drejtësi, më shumë të drejta dhe liri të individit, e kështu me radhë. Sigurisht që ky sistem është një hap i rëndësishëm por nuk është një destinacion përfundimtar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ndjekjet-penela-shba-presim-me-shume-nga-prokuroria

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended