Report TV -'Ligjet' shuplakë KQZ-së: E paaftë të hetonte lobimet e PD-së

  • 5 years ago
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u kritikua sot nga deputetët socialistë të Komisionit të Ligjeve, të cilët e cilësuan të paaftë për të hetuar paratë e shpenzuara nga Partia Demokratike, të cilat kanë burime të dyshimtë, e mediat amerikane nxorën në sipërfaqe lidhje me kompani ruse.

?KQZ ka qenë e paaftë të marrë vendim për një akt të njohur botërisht. Është kapur me presh në duar një parti e një lider që nuk justifikojnë paratë e përdorura për lobim. Nuk mund të përkëdhelim një institucion që nuk e ka bërë detyrën, duhet ta shënojmë në rezolutë dhe t?ia lëmë shënim për këtë vit? u shpreh Alket Hyseni Deputet i PS.

Në rezolutën e miratuar për këtë vit, KQZ-së i kërkohet të forcojë rolin kontrollues mbi mënyrën se si partitë i shpenzojnë paratë. ?I kërkojmë KQZ-së që të lidhë marrëveshje brenda e jashtë vendit me agjenci partnere për të forcuar kontrollin e shpenzimeve financiare të partive? tha Ulsi Manja, kryetar i Komisionit të Ligjeve.

Recommended