Report Tv - Vlorë, qendra shëndetësore në Trevllazër në kushte mizerabël
  • 5 years ago
Jashtë cdo kushti të mundshëm higjeno-sanitar dhe me mungesë personeli. Kjo është situata që paraqitet në qëndrën shëndetësore në fshatin Trevllazër të rrethit të Vlorës.

Kamera e Report TV vëzhgoi nga brenda këtë qendër shëndetësore, e cila prej vitesh nuk ofron asnjë kusht. Banorët e kësaj zone janë të detyruar të kryejnë vizitat këtu, pasi qyteti i Vlorës është larg dhe rruga është totalisht e amortizuar.

Deri më tani asnjë shpresë nuk ka për këta banorë dhe për punonjëset e kësaj qëndre, edhe pse premtime janë bërë për restaurimin e kësaj karakatine. Sic duket dhe nga pamjet cdo gjë është amortizuar.

Ndërsa personeli shëndetësor i kësaj qendre është i përbërë prej dy infermjereve të cilat tregojnë kushtet e kësaj qendre duke shpresuar për një rikonstruksion, si dhe mjeku i cili vjen vetëm një herë në javë.

Lagështira është kudo në të gjitha hapsirat , ndërsa mungesa e ujit, tualeteve si dhe çdo gjëje tjetër bëjnë që kjo karakatinë e lënë në harresë prej vitesh, të quhet qendër shëndetësore.
Recommended