RTV Ora – Pronat, 2600 ha toka në vijë bregdetare i kalojnë shtetit

  • 5 years ago
#rtvora
Dy vendimet tashmë janë botuar në fletoren zyrtare ku bëhet fjalë për sipërfaqe të ndara në 67 zona kadastrale.

Pronat do të kalojë në dispozicion të ministrisë së Turizmit, por duke i hequr këtij institucioni të drejtën për tjetërsimin.
Burimet kanë bërë të ditur se harta është realizuar pas verifikimeve të nisura një vit më parë kur

qeveria përmes një vendimi pezulloi proçedurën e kalimit të titujve të pronësisë në të gjithë bregdetin.
Për këtë qëllim u ngrit dhe një Task Forcë e posaçme e cila verifikoi situatën e rreth 30 mijë titujve dhe dokumentet që mund të kishin pronarët.

Hartat janë pasqyruar në dy vendime dhe pronat janë përgjatë vijës bregdetare Vlorë- Sarandë ku janë identifikuar dhe kaluar në pronësi të shtetit 1631 ha tokë në 44 zona.

Pjesa tjetër shtrihet përgjatë bregdetit Shkodër-Fier dhe në këtë vijë janë konstatuar 1061 hektarë tokë e ndarë në 25 zona. Për regjistrimin e këtyre pronave ngarkohet zyra qendrore e Regjistrimit të Pasurive të paluajtshme dhe zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme në Shkodër, Lezhë, Kurbin, Durrës, Kavajë, Fier, Vlorë ,Himarë ,Sarandë dhe Konispol.

Ende nuk është bërë e qartë se në cilën formë do ti shfrytëzojë ministria e Turizmit rreth 2600 hektarë tokë, por besohet se do të vihen në dispozicion investitorëve strategjik për krijimin e resorteve pasi bëhet fjalë për zona tepër të kërkuara në bregdet.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/pronat-2600-ha-toka-ne-vije-bregdetare-i-kalojne-shtetit
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended