RTV Ora – Gent Sejko: Tensionet politike, negative në ekonomi
  • 5 years ago
#rtvora
Banka e Shqipërisë ka ngritur si shqetësim gjendjen e tensionuar politike dhe efektet që mund të sjellë në ekonominë shqiptare.Gent Sejko deklaroi se po monitorojnë me kujdes efektet të cilat deri më tani nuk janë reflektuar ende.Sipas kreut të Bankës Qendrore ulja e prodhimit të energjisë ka ndikuar direkt në uljen e rritjes ekonomike.

Banka e Shqipërisë po ndjek me shqetësim tensionet dhe krizën politike politike që ka përfshirë vendin pasi kjo prek direkt ecurinë ekonomike.

Guvernatori, Gent Sejko, deklaroi se deri më tani efektet nuk janë reflektuar por theksoi se çdo tension politik ka efekte të dëmshme.

Sejko: Është jashtë çdo diskutimi që çdo tension, qoftë dhe politik, nëqoftëse është i tejzgjatur dhe i përshkallëzuar ka dhe efektet e tij në ekonomi, nuk mund të anashkalohet.BSH do të vazhdojë ta monitorojë, do të shohë zhvillimet dhe sigurisht që do të reflektojë në të gjithë indikatorët dhe treguesit dhe nëse do të ketë një përkeqësim të treguesve ekonomikë nga situata politike. Për momentin nuk e kemi të pasqyruar akoma negativisht efektin e situatës politike në të dhënat.

Ulja e prodhimit të energjisë elektrike në muajt e parë të këtij viti ka dhënë efekte në ngadalësimin e rritjes ekonomike.

Sejko: Sipas të dhënave të tërthorta të disponuara, ritmi i rritjes ekonomike duket të jetë ngadalësuar disi gjatë dy tremujorëve të fundit. Në një masë të madhe, ky ngadalësim pasqyron ecurinë e prodhimit të energjisë elektrike dhe, si i tillë, nuk vlerësohet se do të ndikojë trendet afatmesme të rritjes.

Banka e Shqipërisë la të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 1.0%.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/gent-sejko-tensionet-politike-negative-ne-ekonomi
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended