Tempora – Çfarë po ndodh me institucionet shtetërore?

  • 5 years ago
#rtvora #tempora
Krizë dhe jashtë funksionit. Kjo është fjalia që i përshtatet më së miri Shqipërisë së moment.

Shtyllat kryesore të institucioneve publike janë në vështirësi funksionimi.
Presidenti i konsideron si legjitim vetëm 82 deputetët që kanë marrë mandatet nga zgjedhjet e qershorit 2017. Çdo mandat tjetër le të kuptohet, kreu më i lartë i shtetit, konsiderohet si antikushtetues. Në funksion teë gjetjes së një zgjidhjeje Meta edhe një herë si në vitin 2017 shpreh gadishmërine për dorëheqje.

Parlamenti nuk është me pluralist. Parlamenti pa opozitë. PD e LSI kanë dorëzuar on block mandatet, ndërsa një opozitë e re po formalizohet në Kuvend.

Qeveria, edhe pse Rama thotë se gjithçka vijon normalisht, në fund të dhjetorit shkarkoi më shumë se 70% të ministrave.

Vettingu nën akuzë për dy standarde në raport me gjyqtarët e prokurorët.

REFORMAT RAMA

Reforma në drejtësi
Reforma zgjedhore
Zgjedhja e Kryeprokurorit
Reforma Administrativo - Territoriale
Reforma në arsim
Reforma në shëndetësi
Kush janë arsyet që vendi arriti në këtë pikë?

Shumica socialiste ndërmori reforma të thella në mandatin e saj të parë, por që sot duket se nuk kanë dhënë rezultatin e pritshëm.

Reforma në drejtësi, e trumbetuar fort por që sjell ngërç në të gjithë piramidën e drejtësisë.

Edhe prokuroren e përgjithshme Edi Rama kërkon ta zgjedhë me opozitën e re. Pasi Arta Marku e përkohshme prej më shumë se 15 muajsh qëndroi në krye të organit të akuzës, me largimin e opozitës nga kuvendi KLP thotë se tashmë hapet gara për kryeprokurorin.

Që nga ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, ku kryetarëve iu dha mundesië të monopolizonin listat zgjedhore, nuk u realizua dot një reformë e shëndetshme elektorale.

Sot e dështuar, reforma zgjedhore e munguar ka dëmtuar parlamentin dhe demokracinë përfaqësuese.

Opozita kërkon qeveri kalimtare pa Ramën për të nisur punën me reformën, Rama mbetet në retorikë pasi mbi maxhorancën rëndojnë akuza të forta për blerje vote.

Reforma e domosdoshme në arsim duhej të niste me shpenzimet në nivelin 5% të prodhimit të brendshëm bruto siç u premtua ne 2013.

Pas 6 vitesh në pushtet, kjo maxhorancë nuk e garantoi dot, ndërsa ligji për arsimin e lartë u peërball me protestat më të mëdha studentore pas vitit ?90.

Prej tyre ra Ministrja e Arsimit dhe u prodhuan shumë VKM, që veç sa e arnuan edhe me shumë reformën.

Reforma territoriale. Në një raport të KLSH thuhet se pasojat dhe dëmet finaciare janë të shumta. Sipas KLSH reforma territoriale nuk ka përmbushur objektivat që ishin përcaktuar.

Edhe reforma në shëndetësi ishte prioritet. Shëndetësi falas? Jo! Qytetarët sot thonë se paguajnë më shumë, ndërsa PPP e dhëna nga qeveria janë kontestuar dhe cilësuar si korruptive nga opozita.
Ndiqni emisionin live në:
https://www.youtube.com/watch?v=TiafyLcseOA
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more co...

Recommended