"Fshesa" ndaj diplomatëve, Iljazaj: Cakaj pastroi Ministrinë nga gjurmët e Bushatit

  • 5 years ago
#tvora #ervisiljazaj
Për Drejtorin e gazetës "Liberale" Ervis Iljazaj "fshesa" në Ministrinë e Jashtme nuk ka lidhje me arsyet që u paraqitën nga Ministri Gent Cakaj.

I ftuar në RTV Ora, Iljazaj thotë se shkarkimet e 20 diplomatëve në bllok ishin në funksion të pastrimit të Ministrisë nga gjurmët e ish-Ministrit Ditmir Bushati.

Iljazaj: Rasti i Ministrisë së Jashtme është dhe rasti për të kuotuar të gjithë zëvendësimet e 7 Ministrave në dhjetor. Ka një kontradiksion dhe ajo është shenja e gjithë mandatit të qeverisë Rama që e ka stopuar qeverisjen e vendit dhe i është dorëzuar populizmit dhe komunikimit.

Nëse një qeverisje do të ishte e mirë dhe do të kishte ecur siç duhet nuk do të ishte nevoja të ndërroheshin këto 7 Ministra.Nuk e kuptoj se pse ishte nevoja të ndërroheshin 7 Ministra në bllok. Rasti i Ministrisë së Jashtme është ndoshta Ministri i cili ka ngjallur më shumë debate, Ministria që ka ngjallur më shumë debate qoftë për punën e ish-Ministrit Bushati qoftë për emërimin e Gent Cakaj.

Gjykoj që Ministri Bushati nuk është thjesht një ish-Ministër në PS por po formësohet si personalitet brenda PS që është një parti e madhe dhe ka rrymat dhe ndasitë brenda saj.Një nga këto rryma është dhe grupi afër ish-ministrit Bushati. Ndërrimet dhe shkarkimet e diplomatëve u quajtën nepotike por me siguri ato kanë qenë emërime të bëra ndoshta personale nga ish-Ministri Bushati. Më shumë janë shkarkime për të pastruar Ministrinë nga gjurmët e ish-Ministrit.Nuk është bërë publike se pse këto emërime ishin nepotike.

Për Iljazaj, lëvizjet "shok" janë praktikë e kësaj qeverie në mandatin e dytë të saj.

Iljazaj: Jemi mësuar me lëvizje "shok" të kësaj qeverie, shkarkohen 7 Ministra, shkarkohen 20 diplomatë. Nuk e di si mund të ndodhë që në bllok të shkarkohen 20 diplomatë pa dhënë asnjë arsye.

Sa i takon zëvendësimit të tyre me studentë ekselentë, Iljazaj shprehet se " kjo është një nga aspektet e populizmit ku ka rënë qeveria Rama".

Teksa të njëjtën situatë kishim më herët në Ministrinë e drejtuar nga Damian Gjiknuri, Iljazaj thotë se lëvizjet shkojnë përtej një Ministrie të caktuar.

Iljazaj: Mendoj se Rama po mundohet të krijojë PS që do të vijë.Ministrat e rinj të qeverisë Rama ndoshta do të jenë figurat kryesore të PS.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/fshesa-ndaj-diplomateve-iljazaj-cakaj-pastroi-ministrine-nga-gjurmet-e-bushatit
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended