Ndryshime në kodin penal/ Rama: mjekët s'janë djaj, mos guxoni t'u prekni një fije floku
  • 5 years ago
Në muajin e fundit janë shënuar disa raste të dhunimit të mjekëve në Tiranë, Durrës, Shkodër dhe qytete të tjera. Kjo ka bërë që qeveria të ndërmarrë një nismë të re për ashpërsimin e masave ndëshkimore në Kodin Penal për dhunën e ushtruar ndaj bluzave të bardha duke ofruar më shumë cilësi, siguri, profesionalizëm për qytetarët dhe personelin mjekësor. Kryeministri Edi Rama u shpreh sot gjatë tryezës së diskutimit se për mjekët do të ketë një paketë të veçantë masash për ti mbrojtur nga agresioni. "Goditen mjekë, policë, punonjës të shtetit, përfaqësues të popullit për shkak të detyrës, por kjo nuk mund të kthehet në sport. Është e nevojshme për të ndërhyrë në Kodin Penal, po diskutojmë brenda grupit parlamentar dhe ministrisë së Drejtësisë. Rikonsiderimi i kanosjes ndaj bluzave të bardha është një domosdshmëri.''

Edhe gjatë kongresit të PS-së, kryeministri, paralajmëroi një ndryshim të Kodit Penal me ashpërsimin e dënimeve për këdo kryen akte dhune drejt qytetarëve apo zyrtarëve në ushtrim të funksioneve të tyre, duke përmendur mes të tjerave edhe rastet e dhunës ndaj arbitrave apo lojtarëve të futbollit, ose policëve. Vetë Edi Rama ka qenë objektiv në disa raste të sulmeve fizike edhe në sallën e Kuvendit.

''Janë të paktën katër raste të agresionit të verbër ndaj mjekëve në krye të detyrës dhe llogariten rreth 315 mijë raste të trajtuara vetëm në urgjencat e QSUT, që trajtohen në kohë dhe me përgjegjshmëri nga mjekët, pavarësisht vështirësive me të cilat përballen'' tha Rama. ''Mjekët nuk janë djaj. Mirëpresim cdo protestë të kësaj natyre si një ndihmë e madhe në sensibilizimin e opinionit në lidhje me faktin që mjekët nuk janë figura e djallit që përgojohet cdo ditë, sidomos në rrjetet sociale, që na sjellin prurjet e injorancës, agresivitetit dhe të boshllëkut të madh. Nëse do të thoshim se në sistemin shëndetësor nuk ka korrupsion do të thonim një gënjeshtër të madhe. Përcaktimi i kufijve të spitalve është domosdoshmëri, nuk mund të vijojnë t'u ngjajnë stacioneve te filmave Far West, ku nuk ka orë të caktuar për ata që shërbejnë dhe shërbehen. Mjekët nuk vrasin, por shpëtojnë jetë. Emocionet e një familjari të marra dhe të kthyera në televizive nga nevoja për audiencë të kthehen në arsye për të pushkatuar të gjithë mjekët, për një që nuk ia ka dalë me sukses një operacioni të caktuar. Paketë e posacme ligjore që vendos në mbrojtje bluzat e bardha dhe për t'u dhënë mësime shembullore të atyre që u prekin një fije floku të atyre që shërbejnë" tha ai.
Recommended