Burg dhunuesve të mjekëve, ndryshime në Kodin Penal - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pas rasteve të shtuara të dhunës ndaj mjekëve, Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me atë te Drejtësisë po hartojnë një draft për ndryshimin e kodit penal. Amendimet parashikojnë dënimin me burg për ata që godasin personelin mjekësor gjatë detyrës.Zv/Ministrja Mira Rakacolli thotë për Vizion Plus se drafti synon edhe rishikim të nenit 96 të kodit penal, qe flet për mjekimin e pakujdesshëm.Ministria e Shëndetësisë ka ndryshuar ndërkohë oraret për vizitat e pacientëve nga familjarët. Kjo pritet të sjelle më shumë rregull e qetësi ne pavijone.Zv/ministrja Rakacolli u bën apel qytetarëve që të respektojnë rolin dhe punën e mjekeve e të mos ushtrojnë dhunë ndaj tyre.
Recommended