Historiani Uran Butka boton librin 'Masakra e Tivarit edhe përgjegjësia e shtetit shqiptar'

  • 5 years ago
Një ndër plagët më të mëdha, të përgjakshme, por edhe më të pabesa, që është kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës është Masakra e Tivarit. Për këtë studiuesi Uran Butka në këtë përvjetor promovon librin ?Masakra e Tivarit edhe përgjegjësia e shtetit shqiptar?.

Për këtë masakër të projektuar dhe të realizuar nga pushteti komunist jugosllav në muajt mars dhe prill 1945, studiuesi Uran Butka sjell dokumente edhe nga arkivat e huaja ?Në përvjetorin e Masakrës së Tivarit me përmasa ballkanike përurojmë librin ?Masakra e Tivarit dhe përgjegjësia e shtetit shqiptar? një botim i ri, sepse pas përvojave të deritanishme të mia gjatë këtyre 25 vjetëve, sot u jepet lexuesve e vërteta e plotë e bazuar mbi dokumente të reja, mbi arkivin e Shqipërisë, mbi arkivat jugosllave, marrja e dokumenteve nga arkivat britanike, amerikane edhe të Kosovës? tha Uran Butka.

Nuk mungojnë as 30 intervista me të mbijetuar të masakrës dhe listat e njerëzve të vrarë, për të cilët nuk flitet akoma nga shtetet përkatëse. ?Një nga arsyet e këtij botimi është që të zbulohet e vërteta, nga të gjitha shtetet, që për arsye politike e kanë fshehur. Duke zbuluar të vërtetën ne vlerësojmë edhe historikisht këtë ngjarje edhe dënohen edhe masakrat, që mos të përsëriten më kurrë. Masakra e Tivarit u projektua nga shteti komunist jugosllav, por edhe nga ministria e brendshme, komuniste shqiptare. Kolonat me 13 mijë shqiptarë të kalonin nëpër Shqipëri edhe të vriteshin nga shqiptarët edhe regjimi komunist në tokën shqiptare. Kam treguar me fakte, me dokumentet pjesëmarrjen e brigadave të Ushtrisë Nacional Çlirimtare Shqiptare, që shkuan atje, duke u thirrur nga Titoja, që u vunë për të shtypur revoltat e shqiptare, por edhe për të bërë edhe projektin edhe qëllimin e çubriçnoviçcit, që t?i zhdukim shqiptarët nga Kosova, që u përsërit edhe në vitin 1999. Ndërhyri NATO-ja ndryshe do të kishte ndodhur në Tivar? tha ai.

?Po ashtu edhe në Tivar, ku u vranë 1560 shqiptarë. Ndërsa, në të gjithë rrugëtimin nëpër Shqipëri u vranë 1000 shqiptarë. Këtu është përgjegjësia e shtetit shqiptar. Për shembull, sapo u futën në Kukës nga Prizreni, ata menduan se u çliruan dhe ishin në tokën mëmë, por nja dhjetë kosovarë, që u larguan nga kolonat, u vranë nga rojet shqiptare, nga vet shteti komunist shqiptar, që bashkëpunonte me Jugosllavinë, sepse ishte nën hyqin e Jugosllavisë, për ta bërë edhe Kosovën edhe Shqipërinë, Republikën e shtatë të Jugosllavisë? deklaroi Uran Butka.

Por çfarë duhet bërë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje? ?Në radhë të parë e kanë fjalën historianët, po ashtu edhe shtetet përgjegjës duhet ta njohin këtë masakër, sepse duke e fshehur, plaga majiset, edhe qelbet më shumë brenda trupit dhe jetës së një familjeje, duke e njohur edhe duke kërkuar edhe falje, kapërcehet edhe urrejtja, që është brenda vendeve tona. Unë mendoj edhe që shtetet përkatëse, Serbia, Mali i Zi, edhe shteti komunist shqiptar të kërkojnë falje për këtë masakër, që të kalojnë në paqeje vetëm midis popujve të Ball...

Recommended