Report Tv-Shaban Murati boton 'Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës'
  • 6 years ago
Diplomati i karrierës, eksperti i Kosovës, Ballkanit edhe marrëdhënieve ndërkombëtare, Shaban Murati boton librin ?Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës?. Në këtë libër përfshihen analiza të mirëfillta diplomatike për Kosovën, të cilat janë shkruar gjatë 10 viteve, që nga krijimi i këtij shteti deri në ditët e sotme.

Në një intervistë për kamerën e ?Report Tv", analisti diplomatik, Shaban Murati, i cili mbart mbi shpatulla një përvojë 50-vjeçare në fushën e politikës së jashtme, shpjegon arsyet e këtij botimi

Jam përqendruar në problematikën diplomatike të shtetit të ri të Kosovës, që nga krijimi i tij, deri në ditët tona. Kam përfshirë disa nga momentet më kyçe të ekzistencës së shtetit, njohjet diplomatike, përpjekjet që janë bërë në njohjen ndërkombëtare, me raportet edhe ballafaqimet me diplomacinë, shtetin e Serbisë. Një shtet, që jo vetëm nuk e ka njohur, por është përpjekur ta rrënojë, ta ç?bëj pavarësinë e Kosovës.
Recommended