Report Tv-Promovimi /17-vjeçarja, Aja Çela, boton librin “Ka muzikë në shtëpinë e madhe”

  • 6 years ago
Aja Çela është autorja më e re në moshë, vetëm 17 vjeçe, e cila sapo ka promovuar librin e saj të parë, ?Ka muzikë në shtëpinë e madhe?. Pena e Ajës, vjen si një risi në letërsinë shqipe për brezin e ri, duke cekur nëpërmjet tregimeve dhe novelave tema, që kërkojnë guxim për t?u trajtuar, si dashuria për familjen, prindin dhe partnerin, jeta, vdekja, por edhe vërteta e shpresa.

Por, përse titulli i librin është ?Ka muzikë në shtëpinë e madhe??

Ka muzikë në shtëpinë e madhe, se është tregimi që më pëlqen më shumë në libër. Është një tregim që flet për dashurinë që ka një vajzë për nënën e saj dhe sigurisht që kjo vlen edhe për mua, meqenëse nëna ime është një model për mua?.

Aja ka guxuar që të shkruaj për dashurinë kaq herët... Sa e njeh ajo këtë botë?

?Në këtë moshë është një grumbull emocionesh nga të gjitha anët, dhe nevoja për të qenë i dashuruar jo vetëm me familjen, partnerin, por edhe me shoqërinë është e kudondodhur. Për këtë arsye pata nevojën që të arratisesha diku dhe të shkruaja edhe për botë që unë nuk i njihja aq mirë?.

Recommended