Negociatat për PSP-në, ftohet opozita shqiptare

  • 5 years ago
Do të zhvendosen negociatat për Prokurorinë Speciale në përpjekje për t?u siguruar 2/3 e votave në Kuvend, tani që opozita maqedonase nuk lëshon pe nga qëndrimi i saj. Ministria e Drejtësisë ka ftuar në bisedime opozitën shqiptare dhe tetë deputetët e ndarë të VMRO-DPMNE-së. Nga Lëvizja Besa do të kërkojnë garancë për një Prokurori pa drejtësi selektive duke qenë dakord që ky institucion të vazhdojë të funksionojë në formatin që është tani. Besohet se ngecjet në miratimin e këtij ligji do të ndikonin edhe në raportin e progresit të Komisionit Evropian për vendin.