Opozita: Zaev te largohet, deshtoi me negociatat

  • 5 years ago
Fati i shumicës parlamentare në duart e Bashkimit Evropian. Kryeministri Zoran Zaev thotë se nuk mund të garantojë se shumica do të jetë stabile, nëse vendi nuk merr datë për fillimin e negociatave. Javën e ardhshme, Kryeministri Zaev do të jetë mysafir i Kancelares Merkel, për të cilën kryeministri tha se ka merita të mëdha për Marrëveshjen e Prespës.

"Unë besoj se mund të arrihet në Qershor ose Korrik. Tanimë kam thënë se kjo mund të ndikojë edhe në stabilitetin e qeverisë. Porosia ime është shumë e qartë dhe fisnike. Deputetët i kemi siguruar se nëse i kryejmë reformat dhe nëse e zbatojmë Marrëveshjen e Prespës, Evropa do të shpaguajë. Nuk mund të garantoj shumicë parlamentare nëse Evropa nuk na rikthen mundin e bërë".

Recommended