Taravari: PSP-ja të jetë institucion i veçantë

  • 5 years ago
Arben Taravari, kreu i komunës së Gostivarit dhe sekretarit i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët në emisionin 360 shkallë në televizionin Alsat theksoi se sipas tyre, Prokuroria Speciale duhet të vazhdoj me punë si institucion i pavarur dhe se nuk duhet të inkorporohet si njësi e veçantë në Prokurorinë Publike. Taravari thekson se çdo ndërhyrje politike në fatin e PSP-së do të ulte kredibilitetin e krijuar të Prokurorisë Speciale.