Report TV -Rama: Në Berlin për negociatat, me ata që sajuan sëmundjen...

  • 5 years ago
Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar arsyet e vizitave në Paris dhe Berlin në ditët e fundit, ndërsa ka njoftuar se ata që sajuan lajmin se ndodhej në spital i sëmurë do i dërgojë në gjyq. Kreu i qeverisë deklaroi përmes rubrikës 'Përgjigja Ime' në Facebook se në Berlin takoi miq të Shqipërisë në Bundestag për t'u kërkuar mbështetje për hapjen e negociatave në qershor dhe për t'u njohur me situatën e brendshme politike në vendet kryesore që kanë në dorë fatin tonë. Rama u shpreh se i mëshiron të gjithë ata që nxituan të deklaronin se është sëmurë dhe do ti dërgojë në gjyq për shpifje mediat.

"Mirëdita dhe gëzuar Sulltan Novruzin. Në fund të ditës idetë për politikë mund të na ndajnë, por gjaku na bashkon si shqiptarë. Sikur e shihni jam mirë, nuk jam në spital në Berlin, por zyrë në Tiranë. Njerëz jemi edhe mund të sëmuremi, por ky nuk ishte rasti im këto ditë. Në Berlin isha për hall, por jo për shëndetin tim, por për t'u shpjeguar partnerëve dhe miqve arsyet e pamjeve të shëmtuara të kundërshtarëve që eksportojnë nëpër botë nga protestat e tyre dhe për, përse t'u kërkuar mbështetje për çeljen e negociatave dhe për të kuptuar më shumë për situatën politike të brendshme në vendet kyçe për negociatat mbi vendimmarrjen. Ishte vizitë jo zyrtare, me ish-presidentë, ish-kryeministra dhe bisedat në Bundestag me përfaqësues të nderuar të partisë kryesore të koalicionit qeverisës.

Mos bërja e emrave të tyre është pjesë e etikës së një vizite joformale, që i kam kërkuar vetë pa media në kushte konfidencialiteti për të pasur maksimumin e lirisë së pikëpamjeve të informacionit. Fatkeqësisht shumë miq këtu në Shqipëri dhe jashtë, që qeshën me këtë historinë e sëmundjes dhe spitalit në Berlin u shqetësuan nga lajmi i atakut tim në zemër sajesë e kazanit të opozitës tonë rrugë humbur, kjo do të thotë të prekësh fundin.

Recommended