LIVE/ Protesta e opozitës para kryeministrisë - 16 mars 2019
  • 5 years ago
Live në Top Channel - Protesta e opozitës para kryeministrisë - 16 mars 2019

Lajmet e fundit në : http://top-channel.tv/

Vijon grumbullimi i qytetarëve në bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?, ku do të protestojnë para kryeministrisë, të ftuar nga partitë opozitare.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mbërriti në selinë blu rreth 60 minuta para protestës, për të dhënë porositë e fundit, ndërsa tashmë ka dalë që andej dhe po shkon drejt kryeministrisë.
Edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka mbërritur para kryeministrisë, ndërsa ka përcjellë edhe një mesazh në vigjilje të protestës.

?Sot protesta është e qytetarëve dhe para kryeministrisë nuk ka asnjë përfaqësues politik. Me këtë protestë, të hapim etapën e integrimit drejt BE-së?, deklaroi Kryemadhi, e cila ka parasysh faktin që përfaqësuesit e opozitës kanë dorëzuar mandatet si deputetë dhe protestojnë sot si qytetarë të thjeshtë të vendit.

Selia e PD-së ka raportuar pjesëmarrjen e më tepër se 60 mijë protestuesve nga rrethet, shifra dukshëm më të larta sesa ato të raportuara nga degët e partisë në rrethe.

Ndërkohë, nuk dihet ende skenari i protestës, por opozita ka njoftuar Policinë e Shtetit se do të protestojë për 48 orë, duke paralajmëruar se asgjë nuk do të mbyllet ditën e sotme.

Për më shumë lexoni këtu: http://top-channel.tv/

Follow Top Channel

Subscribe To "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS HERE:

Subscribe To "Top Channel" on YouTube Channel for TV Shows HERE

For more content from click HERE www.top-channel.tv

Like Top Channel on Facebook HERE http://bit.ly/2FglWTs

Follow Top Channel on Instagram http://bit.ly/2uaYG2U

Follow Top Channel on Twitter http://bit.ly/2TJndeH
Recommended