Rama në Berat: Opozita ka ikur në drejtim të paditur, votën e 2017 nuk e lëviz as Luli as topi

  • 5 years ago
Kryeministri Edi Rama ishte ditën e sotme në Berat ku u takua me qytetarë në kuadër të aktivitetit "Bashkia që duam". Në takim morën pjesë me mijëra qytetarë si për të treguar forcën e koalicionit qeverisës pikërisht një ditë përpara protestës së opozitës të paralajmëruar për ditën e nesërme.

Nuk munguan as batutat e kryeministrit i cili thumboi liderët opozitarë lidhur me protestën dhe vendimet e tyre për të djegur mandatet. Rama tha se veprimet e tyre nuk dëmtojnë as atë dhe as qeverinë por ekonominë e vendit. Rama tregoi një vendosmëri për të mos shkuar në zgjedhje të parakohshme duke deklaruar se votën e qytetarëve të 2017 nuk e lëviz as Luli as topi.

Në mbyllje Rama ftoi qytetarët që të votojnë për koalicionin e majtë pasi sipas tij ka shumë për të bërë për këtë qytet.

Recommended