Ora News - Luan Baçi: A ka vend në burgje për gjithë popullin?

  • 5 years ago
#oranews
A keni vend për të gjithë popullin në burgje? Me këtë pyetje kryetari i Partisë Demokratike në Fier denoncoi një valë sipas tij hakmarrëse arrestimesh e shoqërimesh pas protestave ndaj kryeministrit Rama. Por sipas Luan Baçit, qëllimi kryesor është tu bëjë presion qytetarëve të mos i bashkohen protestës më 16 mars në Tiranë.

Presion ndaj qytetarëve për të mos marrë pjesë në protestën e 16 marsit në Tiranë, i cilëson Partia Demokratike arrestimet dhe shoqërimet e pjesëmarrëvesve në protestat dy ditore kundër kryeministrit Edi Rama në Fier.

Luan Baçi: Do ti mbushin burgjet plot por do ti kenë ditët e numëruara.

Duke publikuar një listë me mbi 100 emra që sipas tij janë shoqëruar apo janë shpallur në kërkim nga policia, kryetari Partisë Demokratike në Fier flet për një valë hakmarrje nga kryeministri Edi Rama.

Luan Baçi: Nuk mund të lejonte që të vazhdonte një reprezalje e tillë mbi qytetarët fierakë.

Tre persona, mes të cilëve një punonjës i bashkisë Mallakastër, janë vënë në pranga për goditjen e efektivëve të Policisë gjatë protestave, ku mbeti i plagosur një punonjës i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Ndërkohë mbi 50 persona janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/luan-baci-ka-vend-ne-burgje-gjithe-popullin
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended