Ora News – Pukë, Çuçi merr pjesë në panairin e produkteve tradicionale
  • 5 years ago
#oranews #mbeshtetjepergrate
Nismat lokale të grave dhe vajzave sipërmarrëse në zonat rurale do të jenë në vëmendje të qeverisë. Nga Puka ku mori pjesë në panairin e produkteve tradicionale, Ministri i Bujqësisë Blendi Çuçi, theksoi se marrëveshjet e nënshkruara me organizatat ndërkombëtare synojnë të zhvillojnë ekonominë rurale.

Çuçi: Është e rëndësishme të organizohet kjo formë bashkëpunimi dhe të jeni të afta të merrni mbështetje financiare nga të gjitha paketat financiare që ofrohen qoftë nga qeveria, qoftë nga donatorët.

Pak ditë më parë nënshkruam marrëveshjen me FAO-n, ku një ndër prioritetet e programit 2-vjeçar është edhe mbështetja e grave dhe të rinjve në zonat rurale.

Grantet e programit IPARD II mbeten një masë domethënëse për diversifikimin në ekonominë rurale dhe ndihmën ndaj fermerëve. Miratimi i ligjit për skemat e cilësisë i hap rrugë vlerësimit të karakteristikave unike të produkteve shqiptare, promovimit dhe mbrojtjes së tyre nga imitimet.

Ndërkohë gjatë ndalesës në Qelëz, teksa inspektoi sipërmarrje të disa grave ministri u shpreh se formalizimi i mëtejshëm i tyre do të rrisë aksesin në skemat e financimit përmes AZHBR dhe granteve IPARD.

Qelza bën pjesë në programin ?100 Fshatrat? ndërsa potencialet për zhvillimin e agroturizmit janë të mëdha në këtë zonë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/puke-cuci-merr-pjese-ne-panairin-e-produkteve-tradicionale
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended