Rama: Deputetët e rinj nga listat e Lulit

  • 5 years ago
E priten sërish me protesta përfaqësuesit e opozitës në ditën e dyte turit ?Bashkia që duam? në Fier, por për Edi Ramën janë thjeshtë ?100 Petrita? e Berishës që thotë se partia i ka lënë rrugëve.

?Siç la rrugët- rrugëve, e la PD rrugëve. Pak nga pak ata do treten rrugëve, ne kemi detyrimin të lexojmë dhe më mirë veten, të reagojmë dhe më mirë?.

U kthen përgjigje atyre që e akuzojnë për blerjen e opozitës së re, por dhe për blerjen e zgjedhjeve.

Përsërit se është i hapur për dialog, por nuk ka kthim pas, objektivi radhës sipas tij janë zgjedhjet lokale të Qershorit që thotë do se socialistët do ti fitojnë dhe me thellë edhe nëse opozita do të vendosë të futet në këtë garë.

"Ne jemi të gatshëm të flasim, dialogojmë për çdo gjë".

Ju kujton demokratëve se ka gati Reformën Zgjedhore ku është përfshirë kërkesa e tyre që mbajti ngritur çadrën në bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?, 2 vjet më parë për votim dhe numërim elektronik.

"Kemi përgatitur Reformën Zgjedhore, madje ju kujtohet çfarë thoshte Luli? Se varet çfarë kasete fut, atëherë kishte kastën e votimit elektronik se ndryshe nuk bëhet gjë, aq sa na e futi dhe ne në kokë dhe ne kemi bërë testime dhe hajt ta provojmë dhe ta fusin në zgjedhjet e ardhshme, por ai ka ikur, ka ndërruar kasetë, është e reja tani. Kur këndonte kasetën e vjetër, doktoreshën e takonte fshehurazi, kurse tani ajo e mban për krahu, se lë më. Në do vazhdojmë punën tonë. E rëndësishme është se çfarë u tha në zgjedhjet e shkuara janë zotime të mbajtura".

Gjatë qëndrimit në qarkun e Fierit inspektoi i shoqëruar nga ministrja Manastirliu, Qendrën e rehabilituar Shëndetësore të Patosit.

Recommended