Listat, Bardhi: E papranueshme! Pres informacion nga Rama kur do ta votojë paktin e 5 Qershorit
  • 4 years ago
Sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi deklaroi se PS-ja është kthyer pas për të rihapur edhe njëherë marrëveshjen e 5 Qershorit. Numri dy i PD-së, e cilësoi si të papranueshme nismën për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve. Bardhi tha se i kërkoi Edi Ramës dhe pret informacion zyrtar kur do ta votojnë paktin e 5 qershorit. Ndryshe nga deklaratat e mëparshme Bardhi tha se PD-ja i qëndron marrëveshjes së Qershorit.
Recommended