Report TV -80-vjeçari gjendet i pajetë në lumin Shkumbin

  • 5 years ago
Ibrahim Xhakeri, 80-vjeç, i cili ishte deklaruar i denoncuar si i humbur në emisionin Pa Gjurmë, nga familjarët e tij është gjetur i mbytur në lumin Shkumbin.

Ai ishte larguar nga shtëpia në datë 11 Shkurt, ndërkohë që nga këqyrja parapake e kufomës, në trupin e tij nuk janë gjetur shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjare dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.