Ora News - Ligji për librin, Kumbaro: Propozojmë taksën zero

  • 5 years ago
#oranews

Ish-ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka shprehur qëndrimin e saj kundër TVSH për librin. E ftuar në studion e lajmeve në Ora News, Kumbaro shprehet se amendimi i cili është në proces për të mbledhur opinionet nga ministritë synon që taksa për librin të jetë zero.

Kumbaro: Unë kam qenë dhe jam kundër taksimit të librit në përgjithësi. Një ndër frontet e "luftës" është lufta për të hequr krejtësisht TVSH. Unë jam këtu për të ndryshuar politikat e qeverisë në interes të librit, por edhe për të bërë të mundur që ato të ulen maksimalisht. Unë kam votuar pro amendimit të Erion Braçes, por ishim pakicë brenda mazhorancës.

Në 2018 ministria e Kulturës ka përgatitur dy amendime në dy ligje, të cilat synojnë këto lehtësira fiskale dhe financiare. Një është në ligjin për artin dhe kulturën që përjashton nga prokurimi projektet artistike të institucioneve të kulturës. Dhe një amendim shumë të rëndësishëm të ligjit për librin, i cili është në proces për të mbledhur opinione në ministri të ndryshme. Shumica e ministrive janë shprehur pro. Pritet opinioni i ministrisë së Financave, në të cilin në propozojmë taksën zero. Nëse ky pr/ligj do të miratohet, ose do të negociohet që gjithsesi të jetë një taksë më e ulët nga sa është sot unë besoj se do të jetë një fitore e ministrisë së Kulturës, pse jo edhe e imja personalisht.

Për më shumë lexoni këtu: http://oranews.tv/article/ligji-librin-kumbaro-synojme-taksen-zero

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz