Ora News - KLSh publikoi shkeljet dhe abuzimet e Belinda Ballukut
  • 5 years ago
#oranews

Skandalet dhe abuzimet e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku janë konstatuar dhe në raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit. në auditimet e vitit 2016 0 2018, në periudhën që drejtonte Albcontrolin janë vërejtur devijime nga kuadri ligjor dhe rregullator.

Në raport shënohen mospërputhje të tenderave të realizuar me faturat e realizuara duke përfshirë cilësinë e kërkuar sipas fondit dhe llojin e mallit të blerë. Komisioni i marrjes në dorëzim të mallrave në disa blerje me vlerë të vogël, ka pranuar mallra që kishin mospërputhje në cilësinë, llojshmërinë dhe qenien e plotë të kërkuar në ofertën e prokuruar.

Shkeljet arrijnë deri në nivelet më të ulta dhe përmendim këtu një rast ku nga shqyrtimi i faturës tatimore, rezultoi se tipi i televizorit të blerë ishte LED dhe jo OLED si dhe nuk ishin të përfshirë programi i Skype së bashkë me kamera dhe sistemin e audios.

Në auditimin me zgjedhje të dietave të punonjësve kur kanë qenë me shërbim jashtë vendit, është vërejtur se në disa prej shërbimeve të kryera, mungon kopja e aplikimit për pjesëmarrjen në aktivitete në kundërshtim me ligjin ?Për trajtimin financiar të punonjësve që dërgohen me shërbim jashtë vendit.?

Nisur nga kjo Kontrolli i Lartë i Shtetit ka rekomanduar që Drejtoria e Financave, të marrë masa që punonjësit e shoqërisë të cilët marrin pjesë në aktivitete të ndryshme jashtë vendit, bashkëlidhur me dokumentat e tjera të dorëzojnë në njësinë përgjegjëse, kopje të aplikimit për pjesëmarrjen në evenimente si dhe nëse marrin, të certifikatave ose diplomave përkatëse.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/klsh-publikoi-shkeljet-dhe-abuzimet-e-belinda-ballukut

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended