Report TV - Skandali me tollonat, SHISH viktimë e GULF

  • 5 years ago
Në skemën e mashtrimit me tollonat fiktive nga kompania Sun Petrolium Albania njohur edhe si GULF, nuk ka rënë vetëm qytetarët, por edhe Shërbimi Informativ Shtetëror.

ReportTv ka siguruar ekskluzivisht dokumentin ku rezulton se GULF i shiti SHISH-it, përkatësisht Drejtorisë së Shërbimit Informativ Durrës, 3310 litra karburant duke i marrë paratë, por pa i dhënë karburant, pasi menjëherë pas shitjes së tollanave, kompania shpalli falimentin duke u larguar nga Shqipëria.
Karburanti i blerë me parapagim nëpër distributor shërbehet me tollona çka rezulton se në skemën e mashtrimit me tollona ka rënë edhe SHISH.

Kjo sasi karburanti ishte kontraktuar nga SHISH e ndarë në 2233 litra naftë dhe 1077 litra benzinë, por SHISH pak muaj pas nënshkrimit të kontratës me GULF nuk e ka marrë mallin e parapaguar.

Nga dokumenti i siguruar rezulton se ?Drejtoria e SHISH Durrës, me cilësinë e Autoritetit Kontraktor, ka lidhur me shoqërinë ?Sun Petroleum Albania? sh.p.k, kontratë furnizimi nr. 82/2, date 07.06.2017 me objekt: ?Blerje karburanti-gazoil lO ppm ULSD dhe benzine pa plumb,me kartë elektronike?