Ora News - Shyqyri Alushi pëson infarkt në tru. Djali tregon zhgënjimin
  • 5 years ago
#oranews

Këngëtar i shquar i ahengut dhe këngës popullore qytetare shkodrane, Shyqyri Alushi është shtruar në spital me gjëndje kome.

Doktorët e spitalit të Shkodrës informojnë se Shyqyri Alushi ishte paraqitur në urgjencë më datën 20 shkurt 2019 në gjëndje kome, me infarkt të trurit dhe tedencë muskulare.

"Është paraqitur në urgjencë më datën 20 shkurt 2019 në gjëndje kome, me infarkt të trurit dhe tedencë muskulare. Të nesërmen është bërë skaneri i trurit dhe rezulton: infarkt cerebral. Ka nisur terapia dhe ka pasur shumë përmirësime nga data e shtrimit. Ka ardhur në një gjëndje jo të mirë shëndetësore por falë ndihmës mjekësore të këtij personeli situata është shumë e mirë dhe po përgatitet ta nxjerrim nga spitali."

Familjarët pretendojnë se kanë blerë ilaçet por mjekët e mohojnë dhe thonë që atyre u është dashur të blejnë vetëm disa gjëra të vogla. Ndërkohë që Shyqyri Alushi pak kohë më parë ka pësuar një goditje të tillë në tru dhe është kthyer në jetë nga mjekët e Shkodrës.

"Është hera e dytë që shtrohet. Kemi arritur të japim të gjithë medikamentet përjashto vetëm ata ndonjë vitaminë. Nuk është e vërtetë që kanë blerë serumin. Kanë blerë aparatet. Pacienti është alzhaimer, dhe para disa kohësh ka kaluar një goditje tjetër në tru që ka qenë në gjëndje të rëndë komatoze dhe është kthyer në jetë nga ky pavion.

Familjarët bëjnë apel për ndihmë ndërsa tregojnë dhe zhgënjimin që kishte pësuar i ati.

"Ishte i zhgënjyer. Marrin tituj fëmijët e tij që i ka mësuar dhe nuk merr ky që i ka mësuar është turp"

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shyqyri-alushi-peson-infarkt-ne-tru-djali-tregon-zhgenjimin-te-gjithe-e-harruan-te-fundin-e-ahengut-shkodran

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended