IKMT shemb bazamentin e ndërtuar për Skëndërbeun nga Bashkia e Lezhës

  • 5 years ago
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur sot bazamentin ku do të ndërtohej busti i Skëndërbeut. Shtatorja e heroit kombëtar do të vendosej me rastin e përvjetorit të Kuvendi të Lezhës. Sipas IKMT ndërtuesit nuk kishin marrë leje pranë Institutit te Monumenteve.

Kryetari i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj, thotë se është papranueshme bllokimi i ministrisë për vendosjen e kësaj shtatore të shumë pritur për Lezhën.

Ndërkaq kryebashkiaku Frrokaj kishte paralajmëruar se nëse shtatorja nuk do të vendoset brenda datës 2 mars, do të braktisë aktivitetin e programuar nga qeveria.

Recommended