Ekskluzive/ Bie alibia e PD-LSI, prokuroria asnjë dosje për shitblerje votash në 2017

  • 5 years ago
Të dhënat zyrtare të prokurorisë dhe të Ministrisë së Brendshme, gjatë kohës kur drejtohej nga i ministri i Partisë Demokratike Dritan Demiraj, rrëzojnë pretendimin e PD-LSI se shitblerja e votave ka diktuar rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit 2015. Prokuroria e Tiranës dhe prokuroritë e rretheve nuk kanë regjistruar asnjë procedim penal për shitblerje të votave në zgjedhjet parlamentare të 2017. Nga ana tjetër, Ministria e Brendshme, gjatë kohës që drejtohej nga ministri i PD, Dritan Demiraj, ka konfirmuar zyrtarisht për Shqiptaren.com, se gjatë periudhës zgjedhore nga data 26 maj-24 qershor 2017, janë dërguar për vlerësim në prokurori vetëm 19 raste të korrupsionit aktiv në zgjedhje dhe 2 raste të korrupsionit pasiv në zgjedhje.

Të gjitha rastet i përkasin Qarkut të Beratit. ?Nga strukturat policore në bashkëpunim me Prokuroritë e rretheve gjyqësore gjatë periudhës zgjedhore nga data 26 maj-24 qershor 2017, janë trajtuar dhe po hetohen 44 vepra penale, që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve, u proceduan penalisht 87 persona, nga të cilët 13 të arrestuar, 67 në gjendje të lire dhe 7 në kërkim. Janë dërguar për vlerësim në prokurorinë e rrethit gjyqësor Berat edhe 3 raste të tjera, konkretisht: ?Pengimi i subjekteve zgjedhore?, 7 vepra penale. ?Korrupsioni aktiv në zgjedhje?, 19 vepra penale. ?Korrupsioni pasiv në zgjedhje?, 2 vepra penale. ?Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore?, 4 vepra penale. ?Kanosja apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje?, 11 vepra penale. ?Shpërdorimi i autoritetit policor?, 1 vepër penale?, ka theksuar Ministria e Brendshme për Shqiptarja.com. Ndërkaq, gjatë ditës së zgjedhjeve, policia ka referuar në prokurori 10 raste të shitblerjes së votave. Pra, ndryshe nga sa pretendojnë PD-LSI, Ministria e Brendshme dhe strukturat në varësi të saj, gjatë kohës kur drejtohej nga ministri i PD, kanë referuar vetëm 32 raste për blerje votash, ku 22 raste i përkasin vetëm një qarku, atij të Beratit. Rastet e denoncuara u përkasin të gjitha partive kryesore politike.

Recommended