Ora News - Shqiptarët udhëtojnë me avionë që kanë moshë 20 deri 30 vite

  • 5 years ago
#oranews
Flota e avionëve që operojnë në Shqipëri është më e vjetër se në vendet e Bashkimit Europian. Nga të dhënat rezulton se janë shumë kompani që kanë avionë me moshë 20 deri në 30 vite ç?ka nënkupton më pak standarde për udhëtarët shqiptarë. Ndërkohë nga të dhënat e Eurostat konstatohet se në vendet e BE-së vetëm 17% e avionëve kanë moshë më të vjetër se 20 vite.

Standardet e avionëve me të cilën udhëtojnë qytetarët shqiptarë janë më të ulta se ato të vendeve të Bashkimit Europian.

Sipas të dhënave, rezulton se një pjesë e mirë e kompanive kanë avionë që variojnë nga 20 deri në 30 vite prodhim.

Ndërkohë që në Bashkimin Europian vetëm 17% e avionëve rezultojnë me vjetërsi rreth 20 vite.

Sipas raportit të Eurostat, pjesa më madhe e flotës së vendeve të Bashkimit Europian ka një moshë nga 5 deri në 10 vite.

Pjesa më e madhe e avionëve të vjetër ose me moshë mbi 20 vjet operojnë në Kroaci dhe Suedi, ndërsa vendet me moshën më të ulët të avionëve me më pak se 5 vite rezultojnë të jenë Finlanda, Holanda, Luksemburgu dhe Irlanda.

Kompania Albawings rezulton të ketë flotën më të vjetër të avionëve e ndjekur nga Blu Panorama dhe Fly Ernest.

Kjo situatë bëhet edhe më shqetësuese në një kohë që qytetarët shqiptarë detyrohen që të paguajnë biletat më të shtrenjta në rajon.

Pavarësisht se qeveria ka kryer një audit ndaj koncesionarit dhe pritet të kemi një rishikim të tarifave, ende nuk është konkretizuar asgjë.

Avionët me moshë mbi 20 vite ofrojnë më pak standarde për pasagjerët, ndërsa nuk kanë munguar edhe incidentet në avionë të cilët nuk kanë rezultuar problematikë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shqiptaret-udhetojne-me-avione-qe-kane-moshe-20-deri-30-vite

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended