Ora News - Saimir Tahiri njihet me akuzat: Prokuroria e komanduar siç e nisi e bitisi

  • 5 years ago
#oranews

Saimir Tahiri pasi u njoh me akuzat deklaron: Akuza ishte më e rëndë. Ishte trafik droge krijim i grupit të strukturuar kriminal kryerja e veprave penale si grup i strukturuar kriminal. Pas Aldo Bares jam i dyti me këtë akuzë. Nuk kam ndonjë surprizë të madhe prokuroria e komanduar siç e nisi e bitisi.

Tahiri tha se historia e tij ishte politikisht e komanduar por nuk iu përgjigj pyetjes nga kush është e komanduar.

"Është prokuroria dhe gjykata italiane që tha këto janë të pavërteta, ju mendoni se nuk mjafton kaq për të kuptuar sesa politikisht është e komanduar kjo histori."



Tahiri mberrin ne gjykate

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka mbërritur në Gjykatën e Krimeve të Rënda për tu njohur me akuzat.

Tahiri shoqërohet nga avokati i tij, Maksim Haxhia.

Prokurorët e çështjes Vladimir Mara, Dritan Prençi dhe Arenc Çela mbyllën hetimet duke e marrë ish ministrin të pandehur, për dy akuza.

?Trafikimin e narkotikëve të kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, si edhe korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror?.

Pas njoftimit të vendimit Tahiri dhe avokati, i tij kanë 10 ditë kohë për të bërë kundërshtimet dhe më pas do të jetë gjyqtari paraprak që do të vendosë për dërgimin apo jo të çështjes për gjykim, me provat e mbledhura nga akuza.

Në lidhje me akuzën e parë, Prokuroria ngre dyshimet se Tahiri ka qenë në dijeni të veprimtarisë kriminale të Moisi Habilajt dhe të gjithë anëtarëve të tjerë të kësaj bande dhe ka siguruar paprekshmërinë e veprimtarisë kriminale të tyre.

Ndërsa akuza e ngritur për veprën penale të korrupsionit, bazohet në dyshimin se ish ministri ka përfituar nga të arrestuarit në Itali.

Së bashku me Tahirin do të dërgohen në gjyq edhe edhe 3 ish-zyrtaret e lartë të policisë , ish drejtori i policisë së Vlores Jaeld Çelën, Gjergji Kohilën dhe Sokol Boden.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tahiri-shkon-ne-prokurori-tu-njohur-me-akuzat

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz