'Po përgatitet arrestimi Dakos'/ Rama i përgjigjet Bashës: E di se ku fle lepuri, por do pendoheni

  • 5 years ago
Kryeministri Rama nga Lushnja deklaroi se pralamenti më në fund do të jet ëi çlirura nga opozita, ndërsa deputetët dhe ministrat do të flasin për problemet e njerëzve. Ai u shpreh se ëndrra e opozitës është për të marrë pushtetin dhe për t'iu fshehur drejtësisë, por nuk do të realizohet. "Ëndrra e tyre për të marrë pushtetin dhe për t'i ikur drejtësisë është e pamundur, janë të dënuar të dështojnë. Kemi parlament sot, se ne nuk duam konflikt, nuk duam përballje nga ato primitivet që kanë ata në kokë dhe parlamenti do të jetë i çliruar prej tyre, do të jetë vendi ku do të flasim për problemet tuaja. Jo vendi ku hajduti bërtet kapeni hajdutin" tha Rama. Në momentin që kreu i qeverisë hyri në takimin me qytetarët, një grup i vogël të rinjsh demokratë protestuan me thirrjet 'Rama ik, Rama ik'. Ndërsa pas takimit Rama u nis për në Tiranë për në seancën plenare.

Recommended