Report TV - Kritikët e Vangjush Dakos, Rama u përgjigjet me 2 batuta në një ditë

  • 7 years ago
?Qentë le të lehin, karvani ecën përpara?. Kështu iu përgjigjet kryeministri Edi Rama cdo kritike që i bëhet kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Deklarata u bë sot pas prezantimit që iu bë eskavatorëve të rinj në Portin e Durrësit, ku ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama, kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako si dhe ministra të tjerë të kabinetit e përfaqësues të tjerë vendorë.

Deklarata bëhet jo pa qëllim duke pasur parasysh se pak ditë më parë ministri i Mjedisit, Lefter Koka bëri akuza në adresë të kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Dako.

Por kjo nuk ishte batuta e vetme. Rama edhe sot në rrjetin social Facebook iu kundërpërgjigj një qytetari që i shkruante se ?mos kryeministri kishte frikë se i rrëzohej Vangjush Dako?.

?Mos i'a qaj hallin Vangjushit se bie gjithnje ne kembe ai? Sa per boten qe ka ecur para e di edhe une, po qe te behemi si bota duhet te vleresojme punen dhe duhet ta kuptojme te gjithe qe gur mbi gur behet muri! Respekte?, i tha Rama qytetarit në Facebook.

Recommended