Ora News - Djegia e mandateve, Soreca: Situata e paqartësisë do zgjasë më shumë se ç'kemi menduar
  • 5 years ago
#oranews
Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca komenton situatën pas dorëzimit të mandateve nga deputetët e opozitës

Luigi Soreca: "Javën e kaluar thashë që vendimi për të djegur mandatet mund të krijonte një moment paqartësie, dhe do të duhet kohë përpara se të vijë kjo siguri nga KQZ dhe KQZ do t'i duhet kohë më shumë se ç'kemi menduar. Prandaj kemi thënë që djegia e mandateve do të ishte kundër prodhjuese për demokracinë."

Soreca ka dhe një apel për protestën sot.

"Ne presim që çdo protestë të jetë e paqtë dhe pa dhunë pasi nuk është e mirë për Shqipërinë dhe reputacionin e saj"

Deklarata u bë paraditen e sotme në një prononcim për median pas një aktiviteti ku ishte i pranishëm dhe vetë ambasadori.

Nesër në Tiranë pritet të vijë një delegacion nga Komisioni Parlamentar Europian për Çështjet e Jashtme. Ata do të ken takim me qeverinë, udhëheqësit e opozitës por dhe shoqërinë civile.

"Kjo vizitë nuk është koincidencë por do të theksohet se vendi për diskutimet mes opozitës dhe qeverisë është parlamenti. Të enjten paradite do të kenë një konferencë për shtyp dhe ne shpersojmë që të ketë dhe sinjale pozitive" u shpreh Soreca.

Por a do të luajnë rolin e albitrit?

Soreca përgjigjet: "Mendoj se roli i europarlamentarëve është i rëndësishëm. Ata kanë lujtur një rol të rëndësishëm në të shkuarën. Do të dëgjojnë të dyja palët dhe do të bëjnë një vlerësim për vendimin e qershorit"

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/djegia-e-mandateve-soreca-situata-e-paqartesise-do-zgjase-me-shume-se-ckemi-menduar


Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended