Ora News – Ora News siguron dokumentin e KLP-së: Pse nuk shkarkojmë dot Arta Markun

  • 5 years ago
#oranews #klp #artamarku
Ora News siguron letrën që kreu i KLP-së i ka dërguar krerëve të grupeve parlamentare të PD-së dhe LSI-së, zotit Edmond Spaho dhe Petrit Vasili ku shpjegon arsyen përse nuk është në kompetencë shqyrtimi i kërkesës së tyre për shkarkimin e Arta Markut nga posti i Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme.

Letra- Letra e krerëve të dy grupeve parlamentare mban datën 28 janar 2019 ndërsa u shqyrtua nga KLP ne mbledhjen e datës 22 shkurt 2019. Në letër PD e LSI akuzon Prokuroren Arta Marku se ka shkelur rëndë ligjin duke mos përmbyshur detyrimin ligjor për verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore nga kandidatët. Kërkesa për procedim bazohej në faktin se Autoriteti i Dosjeve konstatoi se Bujar Sheshi, kishte dosje në arkivat e ish-sigurimit të shtetit por përkundër këtij fakti ishte futur në listat e kandidatëve nga Prokuroria e Përgjithshme

Moskompetenca- Por KLP ne mbledhjen e dates 22 shkurt shpalli moskompetencën e saj. Ne letrën që mban firmën e Gent Ibrahimit, kreut të KLP-së dhe mban datën 22 shkurt argumentohet:

1- E drejta për nisjen e procedimit disiplinor ndaj Prokurorit të Përgjithshëm i takon Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

2 - Dispozitat tranzitore të Kushtetutës nuk parashikojnë se cili institucion do të ushtrojë kompetencën për nisjen e procedimit disiplinor ndaj Prokurorit të Përgjithshëm në periudhën kalimtare deri në krijimin e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë.

3- Deri në përfundim të mandatit të Kolegjit të Apelimit procedimet disiplinore kundër Prokurorit të Përgjithshëm shqyrtohen nga Kolegji i Apelimit dhe jo KLP.

Seanca tjeter- Ndërkohë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është shtyrë sërish vendimi për anetaren e KLP, Antoneta Sevdari. Në seancën e të hënës ajo I cilësoi pretendimet e komisionerit publik sit ë pa bazuara në prova dhe në kushtëtutë. Prokurorja Sevdari kërkoi rikonfirmimin në detyrë ndërsa KPA vendosi që ta shpallë vendimin më 28 shkurt.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ora-news-siguron-dokumentin-e-klp-se-pse-nuk-shkarkojme-dot-arta-markun
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended