Report TV - Basha: Nga sot jemi qytetarë të thjeshtë derisa të largojmë kryehajdutin
  • 5 years ago
"Mirësevini në shtëpinë e lirisë". Më këto fjalë i është drejtuar lideri i opozitës Lulzim Basha, protestuesve të mbledhur në selinë e Partisë Demokratike, pas përmbylljes së protestës me fjalime para parlamentit, dhe dorëzimit të dorëheqjeve në bllok nga mandati i deputetit në kryesinë e Kuvendit.

"Opozita sot dorëzoi mandatet dhe i vuri kryqin parlamentit të krimit. Nga sot jemi qytetarë të thjeshtë në krahun tuaj. Derisa të largojmë kryehajdutin, dhe qeverinë kriminale", tha Basha.

"Liri demokratci. O Edvin o legen prite Bashën se po vjen. E duam Shipërinë si gjithë Evropa", ishin thirrjet e protestuesve.

Ndërsa Basha mbajti fjaliin përmbyllës, brenda selisë së Partisë Demokratike ishte edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi me ish-kryeministrin Sali Berisha.
Recommended