Report Tv - Vajzat e PD-së 'mesazh paqeje' në duar

  • 5 years ago
Në protestën e opozitës, e cila pritet të nisë pak momente më vonë, janë parë disa vajza me lule në duar. Ato kanë dalë nga selia e Partisë Demokratike dhe janë bashkuar me pjesën tjetër protestuesve për të dhënë mesazhin e një tubimi paqësor.

Ndërkohë sipas PD, në protestë do jenë edhe 500 të rinj të organizuar për të qëndruar përpara policëve që janë në kordonin e parë të sigurisë.

Vajzat e FRPD-së i kanë dhënë lule efektivëve të policisë për të dëshmuar se gjithçka do të jetë paqësore dhe se policia duhet të jetë krah tyre.

Recommended