Importi i lartë i ushqimeve sjell rritje çmimesh , s'ka prodhime vendave

  • 5 years ago
Importi i fruta perimeve vetëm gjatë vitit 2018 u rrit me 8% ndërsa eksportet ranë për herë të parë në këto vite me 1%. Shqipëria po pëson rritjen më të madhe të importeve krahasuar me vitet e kaluara. Sipas të dhënave të INSTAT në ndryshimin vjetor të eksporteve ka ndikuar negativisht grupi i ushqimeve.

Rritja e importit të fruta perimeve rrjedhimisht ka sjellë dhe rritje çmimesh për konsumatorët. Krahasuar me muajin Janar 2018, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin ?Ushqime dhe pije joalkoolike? me 4,3 %, specifikisht frutat dhe zarzavatet kanë pësuar rritje drastike çmimesh.

Mungesa e prodhimit vendas ka rritur nevojën për të importuar produkte nga vende të ndryshme të botës, duke sjellë rritje çmimesh jo të zakontë gjatë muajve Janar-Shkurt të këtij viti. Një tjetër arsye është dhe mungesa e subvencioneve direkte për fermerët.

Sipas një analize që ka bërë Komisioni Europian në lidhje me politikat bujqësore në Ballkanin Perëndimor për periudhën 2010-2015 vihet në dukje fakti se Shqipëria jo vetëm që ka buxhetin më të ulët për bujqësinë në rajon, por edhe këto pak fonde nuk shkojnë në mbështetje direkte të prodhimit siç aplikohet nhë vende të tjera. Gjatë këtij viti, vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Turqia, Kina dhe Greqia.

Recommended