Lehtesime fiksale per biznesin ne 2021 nuk ka rritje taksash | Lajme - News
  • 3 years ago
Paketa e qeverisë për rimëkëmbjen e ekonomisë vitin e ardhshëm do të mbështetet në zerimin e Tatimit mbi Fitimin për Biznesin me të ardhura deri në 14 milion lekë në vit dhe përjashtimin nga TVSH të ndërmarrjeve me xhiro 10 milion lekë. Në një intervistë për Televizionin Klan, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, thotë se gjithë pesha që do t?i krijohet buxhetit nga këto nisma nuk do të kompensohet me rritje taksash.

?Nuk do të ketë rritje taksash, do të financojmë sërish programin e punësimit dhe presim që të kemi rritje të të ardhurave që vjen nga rritja ekonomike?.

Kosto e lehtësive fiskale në ndihmë të biznesit do të përballohet nga mirëadministrimi: lufta ndaj evazionit fiskal, por këtë herë përmes sistemeve.

?Ne do të luftojmë evazionin jo me inspektorë por përmes sistemeve të kontrollit dhe do të shohim edhe politikat e përjashtimeve, cilat kanë rezultuar të suksesshme e cilat jo?.

Qeveria do të ketë 3 prioritete kryesore në buxhetin e vitit të ardhshëm: financimin e rindërtimit, mbështetjen e sektorit të shëndetësisë dhe përfundimin e veprave madhore në infrastrukturë.

?Përfundimi i rrugës Kardhiq-Delvinë, financimi i pjesës së mbetur të unazës së Tiranës, By Pass-i Shkodrës, By Pass-i i Tepelenës?.

Anila Denaj shprehet se ekonomia këtë vit do të mbyllet me një recesion rreth -5%, ndërsa vitin e ardhshëm pritet një rritje ekonomike në nivelin 5.8%. Për të çdo gjë varet nga pandemia, por siguron se në çdo skenar të saj nuk do të ketë një rimbyllje të aktivitetit ekonomik.

?Frika e një mbylljeje ekziston, por në çdo skenar nuk do të ketë rimbyllje të aktivitetit ekonomik, do të ishte e papërballueshme?.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended